22 të lënduar në 48 aksidentet e javës së kaluar në rajonin e Ferizajt

0%

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar të hënën () se gjatë javës së kaluar janë regjistruar 48 aksidente trafiku, prej të cilave 14 sosh me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 22 persona, dhe në 34 aksidente ka pasur dëme materiale.

Po gjatë javës së kaluar, njësitet policore kanë shqiptuar mbi 1.500 gjoba dhe se 23 ngasësve u është pezulluar përkohësisht patenta në komunat e Ferizajt, Hanit të Elezit, Kaçanikut, Shtërpcës dhe Shtimes.

Në komunikatën për media të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt, thuhet se gjatë javës së kaluar, nga data .2026 janë shqiptuar 1.517 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 23 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut”, thuhet në komunikatën për media. Në një komunikatë tjetër, Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se janë raportuar 13 raste të vjedhjeve.

Prej tyre 11 raste në Ferizaj, një në Kaçanik dhe një tjetër në Shtime. Në Ferizaj është raportuar edhe 1 rast i dhunës në familje, njofton Policia Rajonale e Ferizajt.

Burimi: Kallxo