Për shkak të temperaturave të larta, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot, më , do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit të automjeteve të transportit mbi 20 tonë në autoudhë.
Sipas njoftimit të ministrisë, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora deri në , pasi temperaturat e parashikuara për ditën e sotme arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius, prag që aktivizon masën mbrojtëse për infrastrukturën rrugore. Ky kufizim vlen vetëm për autoudhën, ndërsa në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi i automjeteve do të lejohet pa kufizime.
Nga ky vendim janë të përjashtuara automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore. Ministria u ka bërë thirrje operatorëve dhe ngasësve që të respektojnë orarin e kufizimit dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me masat e përcaktuara.
