Një person është arrestuar në Zubin Potok nën dyshimin për kontrabandë me mallra. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më , rreth orës , kur i dyshuari, një mashkull kosovar, është hasur duke transportuar mallra me një automjet me targa të Serbisë.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë për t’u ndaluar, ndërsa për shkak të veprimeve të tij është përdorur edhe arma e zjarrit nga zyrtarët policorë. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur pije alkoolike dhe joalkoolike, për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përcjellës.
Automjeti dhe mallrat janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet nga organet kompetente.
