Kristian Prenga është mbështetur për të mposhtur Anthony Joshua nga partneri i tij i sparingut Brandon Moore, përpara ndeshjes së tyre të shtunën në Arabinë Saudite. Moore i kujtoi Joshua humbjen surprizë që pësoi ndaj Andy Ruiz në vitin 2019, e para për britanikun në karrierë.
Edhe pse Joshu e konsideron boksierin shqiptar si një sfidë përgatitore para duelit me Tyson Fury, boksieri Brandon Moore mendon se boksieri britanik i peshave të rënda mund të jetë subjekt i një humbjeje të ngjashme tronditëse në Jeddah këtë fundjavë si ajo e 7 viteve më parë. “Prenga duket shumë, shumë, shumë i mirë në sparing tani. Do të jetë një ndeshje mjaft argëtuese.
Mendoj se ai ka një shans mjaft të mirë për ta mposhtur Joshua dhe mendoj se është më i madh se Joshua. Joshua thjesht ka një fizik muskulor, por Prenga është një burrë më i madh ”, deklaroi Moore. “Do të jetë një ndeshje e vështirë, por mendoj se Kristian mund ta kapë Joshua në të njëjtën mënyrë siç e bëri Andy Ruiz.
Kjo është sfida e parë e AJ pas shumë kohësh dhe kur kthehesh në ring, kur nuk ke luftuar për një kohë, ajo ndryshkja e ringut është e vërtetë”, deklaroi me tej Brandon Moore. Më tej, ai komentoi: “I thashë Prengës se ai ka mundësinë e jetës. Ai ka mundësinë që do të dëshiroja. AJ është një luftëtar i shkëlqyer dhe ka bërë gjëra të mahnitshme në sportin e boksit. Prenga ka mundësinë e tij.
Çdo gjë duhet të jetë në përputhje. Ai duhet të bëjë gjithçka në mënyrë perfekte.”.
