Nis sot gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë

0%

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet sot seanca fillestare ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte kundër popullsisë civile. Me propozim të Prokurorisë Speciale, gjykimi pritet të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, pasi ata janë të paarritshëm për organet e drejtësisë.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nis sot procesi gjyqësor ndaj Zllatomir Peshiq, Mlladen Cirkoviq, Radomir Markoviq, Dushko Adamoviq, Obrad Stevanoviq, Zhivko Trajkoviq, Goran Radosavleviq, Bogolub Janiçqviq, Sllavisha Ivanoviq, Boshko Vukiqeviq, Sreten Popoviq, Nikolla Petroviq, Kërsman Jellliq, Lubisha Stojimiroviq, Bozhidar Deliq, Radojko Stefanoviq, Dragan Zhivanoviq, Milosh Gjoshan, Lubinko Cvetiq, Bozhidar Filiq dhe Milovan Kovaçeviq, të akuzuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas Gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjykimi do të zhvillohet në mungesë, pasi të akuzuarit nuk janë arritur të lokalizohen deri në ngritjen e aktakuzës. Gjykata u ka bërë thirrje publike të gjithë të pandehurve që të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes penale të Republikës së Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Seanca e sotme shënon fillimin e një prej proceseve më të mëdha gjyqësore për krime lufte të zhvilluara nga drejtësia e Kosovës.

Burimi: Bota Sot