Liria e shprehjes nuk të heq dot përgjegjësinë për shprehje të lirë, ajo kur në emër të lirisë së shprehjes bëhet e papërgjegjshme nuk është më shprehje e lirë, rasti i Baton Haxhiut duhet të jetë tashmë në llupen e AKI-së, sepse akuza kërcënuese nuk mund të jetë më pohim pa dashje, ose nëpër korridoret e konteksteve politike të tija.
Organet e AKI-së duhet ta sheshojnë këtë akuzë të tij politike me ngrehinë fashiste, sepse nuk ka mënyrë tjetër demokratike që Albin Kurti të hiqet qafesh nga skena politike, kur ende domeni elektoral është shumicë politike në anën e tij si kryeministër i vendit.
Çfarë do të thotë publikisht “të hiqet qafesh në çfarëdo mënyre”, pos që ky Baton Haxhiu, të aludon në vrasje fizike sepse është mënyra e vetme që Albin Kurtin ta heqësh qafe nga politika nga ky moment aktual politik.
Për këtë AKI-ja duhet ta marri seriozisht në pyetje Baton Haxhiun i cili qe prej kohësh është me agjendë anti shqiptare, jo anti Kosovë se ai ka të drejtë të mendoi si serb, kjo nuk i ndalohet.
AKI-ja ka të drejtë ti pezulloj punën e tij publicistike dhe të opinioneve Baton Haxhiut në territorin e Kosovës, derisa të konsiderohet se po zhvillon kërcënime publike ndaj kryeministrit të vendit.
Në momentin qe shterret hetimi për kërcenim publik, ay mund të rikthehet në punën aktive vetëm atëherë kur të mbaroi kushti që publicistika e tij dhe opinionet nuk paraqesin destabilizim politik në vend.
“Ta heqësh qafe me çfarëdo mënyre” kryeministrin më të votuar në vend do të thotë se ke një agjendë anti shqiptare sepse shumica e përcaktuar shqiptare është që Albin Kurti, të jetë në krye të vendit, të jetë përzgjedhja e tyre më e mirë politike për ta drejtuar shtetin. Ndërsa, agjendën e Baton Haxhiut nuk e mbështet nga askush përpos BIA-së serbe dhe agjentëve të saj në Kosovë.
Dhe këtu nuk mund të amnistohet në emër të gazetarisë dhe hekurosjes politike që i kanë bërë disa liderë, përgjegjësia e fjalës së lirë është institucion kulturor e moral ndaj nuk i lejohet askujt të abuzoi në emër saj. Pra askush, as lideri nuk mund të abuzoi më fjalën e lirë.
AKI-ja duhet ti dërgoi ftesë menjëherë Baton Haxhiut për kërcënimin direkt ndaj Albin Kurti, pretendentit për kryeministër të ri, që sapo fitoi shumicën në zgjedhjet e fundit që edhe sapo u çertifikuan.
Pra pas çertifikimt të zgjedhjeve të kërkosh “ta heqësh qafe në çfarëdo mënyre”, tregon më shumë se kaq, kërcenim fizikë dhe se mënyra për ta hequr qafe Albin Kurtin aktualisht nuk ka alternativë tjetër demokratike veçse me kanun. Por ky kanuni Baton Haxhiut mund të ketë mbështetje në rrafshin e Dukagjinit sepse atje ka pasur ca deklarata ogurzezë ndaj Albin Kurtit.
Më shumë se mbështetja vendore e rrafshit duket se ka nga Serbia dhe nga Vulini, i cili ka bërë hapur kërcenim për Albin Kurtin dhe këtë kërcenim të Vulinit po e masazhin Baton Haxhiu. Masazhe të tilla Baton Haxhiu ka bërë vazhdimisht dhe publikisht pa marrë ndëshkime, por që kësaj here nuk mund të shpëtoi, dhe nuk duhet ti shpëtoi sepse ka një kërcenim direkt.
Roli i Serbisë në Kosovë çdo herë është zhvilluar nga spiunët e saj të rekrutuar, le të kapën këta spiun siç u kap edhe Fatmir Sheholli : U arrestua nga Prokuroria Speciale e Kosovës nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale të spiunazhit në vazhdimësi.
Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi: U arrestuan në Ferizaj pas një hetimi disamujor, të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb (BIA).
Pra të gjitha të dhënat se Baton Haxhiu ka gisht në organet e BIA-së serbe janë të mundura pasi ky më parë ishte takuar edhe me Jovica Stanishiçin shefin e UDB-së Jugosllave, përkatësisht serbe, madje e konsideronte takimin më të si takimin më të rëndësishmen në jetën e tij.
Disonanca politike Ka një disonancë politike e cila shfaqet hera herës si pamflet politik, por nuk mund fshihet dot, pretendimi se me lirimin e mundshëm të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, do të kryhet një puç politik i mbështetur nga forcat e errëta antishqiptare, për rrëzimin e Albin Kurtit dhe ndarjen e veriut të Kosovës.
Shehollistët e BIA-së në Kosovë janë diku rreth 5000 sosh që paguhen mjaftueshëm nga shteti serb këtë e ka thënë një zyrtar i BIA-së pas burgosjes së shehollit. Ky Sheholli kishte arritur të filtrohet me sukses në jetën publike përmes disa figura të rëndësishme politike dhe me anëtaret politik të disa partive politike në Kosovë.
Ngjashëm është filtruar edhe Baton Haxhiu qe nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli e deri te Edi Rama, pra hekurosja nga këta politikan nuk mund të përbëjë edhe imunitet prej pegulle.
