Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Skënderbeu” në Malishevë, ku janë përfshirë dy automjete. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes shihet se përplasja ka shkaktuar dëme materiale në veturat e përfshira. Ende nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
Sinjali ka tentuar të kontaktojë Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, por deri tani nuk ka pranuar detaje shtesë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi:
sinjali.com
