IHMK njofton për freskim moti e ditë me shi gjatë javës që vjen

0%

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin për motin që do të mbretërojë gjatë javës së ardhshme. Sipas IHMK, të hënën më temperaturat minimale do jenë mes 13 dhe 18 gradë Celsius kurse ato maksimalet nga 29 deri në 33. Dita e martë do jetë me temperatura minimale mes 14 dhe 17 gradë Celsius, kurse maksimalet mes 28 dhe 32.

Gjatë kësaj dite priten edhe reshje shiu vende-vende. Të mërkurën e 22 korrikut pritet mot i paqëndrueshëm, në pjesën më të madhe të vendit priten reshje shiu e madje në disa vende edhe rrebeshe të shoqëruara me rrufe. Gjatë kësaj dite temperaturat minimale do sillen mes 13 deri në 16 gradë Celsius kurse maksimalet nga 23 deri në 26.

Të enjten nuk parashihen reshje shiu kurse temperaturat minimale do sillen mes 8 e 11 gradë celsius, kurse maksimalet nga 24 deri në 29. E premtja po ashtu do jetë më e freskët e në disa zona pritet edhe shi. Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 9 deri në 13 gradë Celsius, kurse maksimalet nga 19 deri në 24.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Gjatë dy ditëve të para të javës, për shkak të temperaturave relativisht të larta dhe rritjes së lagështisë relative të ajrit para zhvillimit të proceseve konvektive, personat me sëmundje kronike kardiovaskulare dhe respiratore këshillohen të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës.”- ka njoftuar IHMK.

Nga e mërkura, IHMK thot se kushtet biometeorologjike do të përmirësohen dukshëm dhe se freskimi i motitit do të ndikojë pozitivisht në mirëqeninen e popullatës duke ulur stresin termik dhe indeksin e nxëhetësisë.

“Temperaturat e larta në fillim të javës do të favorizojnë zhvillimin dhe pjekjen e kulturave bujqësore verore, por njëkohësisht do të rrisin avullimin dhe humbjen e lagështisë nga toka.

Prandaj, rekomandohet ujitja e rregullt e kulturave perimore dhe pemëtore, veçanërisht në parcelat ku mungon lagështia e mjaftueshme.” “Reshjet lokale të parashikuara gjatë ditëve të hënë, të martë, të mërkurë dhe të premte do të kontribuojnë në përmirësimin e rezervave të lagështisë në shtresën sipërfaqësore të tokës, megjithëse shpërndarja e tyre do të jetë e pabarabartë.

Gjatë zhvillimit të stuhive lokale me shkarkime rrufesh mund të ketë edhe erëra të përkohshme më të fuqishme, prandaj rekomandohet kujdes gjatë kryerjes së punimeve bujqësore në ambiente të hapura.”- ka njoftuar tutje IHMK. Nga ky Institut kanë thënë po ashtu se e enjtja do jetë dita më e favorshme për kryerjen e aktiviteteve bujqësore.

Burimi: Kallxo