Infantino, presidenti i udhëtimeve

0%

Shpërndaje në: Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka qenë prej njerëzve më të zënë në këtë Kupë të Botës. Të paktën sa u takon udhëtimeve. Ai ka bërë afro 97 mijë kilometra për t’i parë ndeshjet e Botërorit nga afër. Kupa e Botës u organizua në 16 qytete në Kanada, Meksikë dhe SHBA.

Agjencia e lajmeve, Associated Press, ka shkruar të dielën se Infantino ka bërë 115 orë udhëtime me aeroplanë për këtë turne. Ai e ka shikuar të paktën një ndeshje në të gjitha 16 stadiumet ku është zhvilluar Botërori. Edhe Botërori 2026 3 d. më parë A mund ta rrëzojnë evropianët Infantinon?

Stadiumi i Miamit “Hard Rock”, ka qenë më i frekuentuari nga Infantino, pasi aty Presidenti i FIFA-s ka përcjellë pesë ndeshje. Organizata të ndryshme kanë kritikuar për shkak të udhëtimit të shumtë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha