Xhudisti kosovar Shpati Zekaj ka siguruar një vend në luftën për medaljen e bronztë në Kupën Botërore të xhudos, që po zhvillohet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës. Në ndeshjen e repasazhit, Zekaj regjistroi fitore ndaj garuesit nga Serbia, pasi kundërshtari u ndëshkua me tri penalizime, duke u diskualifikuar nga përballja.
Pas këtij suksesi, xhudisti kosovar do të kërkojë ngjitjen në podium, ku për medaljen e bronztë do të përballet me Pierre Ederer nga Gjermania. Federata e Xhudos e Kosovës ka përgëzuar Zekajn për paraqitjen e deritanishme dhe i ka uruar sukses në ndeshjen vendimtare për medaljen e bronztë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
