Shtetet e Bashkuara të Amerikës e nisën Botërorin me fitore bindëse 4:1 ndaj Paraguajit, duke shënuar për herë të parë katër gola në një ndeshje të Kupës së Botës. Sfida e radhës do të jetë sot ndaj Australisë, që gjithashtu e nisi turneun me fitore 2:0 ndaj Turqisë. Kjo është përballja e parë mes tyre në Botëror, ndërsa SHBA ka fituar dy miqësoret e fundit.
Turqia dhe Paraguaji luajnë fatet e këtij turneu në sfidën mes tyre. Një humbje do të ishte shkatërruese dhe synimi i vetëm në të dy kampet mbetet fitorja. Takimi i vetëm mes tyre ka qenë në vitin 1995 dhe është mbyllur pa gola. Brazili nuk duhet të bëjë më gabime pas barazimit 1 – 1 me Marokun.
Kundërshtari i radhës, Haiti, është një ekip i lehtë në letër, ndërsa një tjetër hap fals do të rrezikonte seriozisht kualifikimin. Skocia do të luajë me Marokun, që tregoi sa vlen përballë Brazilit. Një sfidë që pritet të sjellë emocione, me skocezët që kanë shansin të mbyllin llogaritë e kualifikimit.
