Artisti Skënder Cala ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë protestës së mbajtur këtë të diel. Ai u shpreh se Rama e ka humbur orientimin dhe se, sipas tij, ka shkatërruar kulturën shqiptare, ndërsa shtoi se kryeministri “ka miq ata që nuk e duan Shqipërinë”. “Ky është Edi Rama. Më erdhi turp nga vetja kur e dëgjova sot duke folur.
Ai e ktheu menjëherë bisedën te protestat në mënyrën më skandaloze. Mendoj se e ka humbur fare orientimin” , deklaroi Cala. Artisti foli edhe për çështjen kombëtare dhe Kosovën, duke kritikuar qëndrimin e Evropës ndaj shqiptarëve. Ai tha se ishte pjesëmarrës në protestë si pensionist me 50 vite punë dhe me titullin “Mjeshtër” në profesionin e tij. “Dëgjojeni mirë, ju edhe të tjerët.
Ky është Edi Rama. Më erdhi turp nga vetja kur e dëgjova sot duke folur. E gjithë ideja nuk ishte te problemet që ka rinia, megjithëse ata ishin të gjithë të shkolluar. Ai e ktheu menjëherë bisedën te protestat, në mënyrën më skandaloze. Të vjen turp dhe nuk e di se si ky popull e duron këtë njeri. Çfarë nuk tha – për deputetët, Parlamentin, shokët e vet.
Mendoj se e ka humbur fare orientimin dhe duket si një njeri i shfrytëzuar, por Zoti i ka dhënë punën e djallit. Unë e njoh prej dymbëdhjetë vitesh. Fëmijëria e tij ka qenë jashtë kontrollit. Për rininë e tij kam dëgjuar gjithashtu se ka qenë keq. Është e habitshme që ne kemi 114 vjet shtet dhe burrat e mirë gjithmonë i kemi larguar. Edhe Evropa na ndau në pesë copa.
Nga gati 60 mijë kilometra katrorë kemi mbetur me 28 mijë kilometra katrorë. Çfarë problemi ka që Kosova bëri gjithë atë luftë, derdhi gjithë atë gjak, dhe ende mban peshën serbe? Çfarë është kjo? A e ka problem Evropa që shqiptarët të bashkohen? Del se e ka problem. Unë jam këtu si pensionist, me 50 vjet punë.
Kam titullin ‘Mjeshtër’ në profesionin tim”, deklaroi mes tjerash artisti shqiptar.
