Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar Ed Milibandin për emërimin në postin e sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar.
Përmes një postimi në X, Konjufca i ka uruar sukses në detyrën e re dhe ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në thellimin e miqësisë dhe partneritetit afatgjatë mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. “Urime për Ed Miliband për emërimin tuaj si Sekretar i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar.
Ju uroj shumë sukses në rolin tuaj të ri dhe mezi pres të punojmë së bashku për të thelluar më tej miqësinë dhe partneritetin e kahershëm mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar” , tha ai.
