Rreth shtatë persona raportohet se janë helmuar gjatë qëndrimit pranë deponisë së mbeturinave në Sferkë të Pejës, ku prej disa ditësh po vazhdon djegia e mbeturinave. Sipas informacioneve të para, protestuesit kanë shfaqur simptoma të shkaktuara nga tymi dhe ndotja e ajrit, ndërsa janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Situata në deponinë e Sferkës ka shqetësuar banorët e zonës, të cilët kanë ngritur zërin për ndotjen dhe pasojat shëndetësore që mund të shkaktohen nga djegia e vazhdueshme e mbeturinave. Protestat dhe reagimet nga qytetarët kanë vazhduar, ndërsa pritet reagim nga institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e kësaj situate. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
