Haradinaj kujton dorëheqjen e para shtatë vjetëve: Shkova në Hagë si

0%

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar shtatëvjetorin e dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit, duke thënë se vendimi i marrë në atë kohë ishte i bazuar në parime që, sipas tij, nuk kanë ndryshuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj rikujtoi se kishte dhënë dorëheqje për herë të dytë nga posti i kryetarit të Qeverisë për t’iu përgjigjur ftesës së Dhomave të Specializuara në Hagë. “Para 7 viteve dhashë dorëheqje për të dytën herë nga posti i Kryetarit të Qeverisë së vendit”, shkroi Haradinaj.

Ai theksoi se në atë kohë kishte vendosur të paraqitej në Hagë si qytetar dhe jo si kryeministër. “Atëherë deklarova se nuk shkoj të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si kryetar qeverie por si qytetar”, u shpreh ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Haradinaj shtoi se në atë periudhë kishte vlerësuar se Kosovës po i bëhej presion lidhur me procesin e njohjes nga Serbia, ndërsa kishte kundërshtuar çdo ide për ndarje të vendit. “Kosovës po i bëhej presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia dhe se ndarja dhe ‘Dodik Republika’ për Kosovën janë të papranueshme”, tha ai.

Në fund të postimit, ai theksoi se qëndrimi i tij mbetet i pandryshuar. “Qëndrimi im atëherë ishte i qartë dhe i palëkundur. Ai mbetet i njëjtë edhe sot”, përfundoi Haradinaj.

Burimi: Telegrafi