​217 filma nga 46 vende, Anibar shpall fituesit e këtij viti

0%

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar ka mbyllur me sukses edicionin e tij të 17-të në Pejë, pas një jave të mbushur me filma, diskutime, punëtori, ekspozita dhe aktivitete artistike që mblodhën regjisorë, animatorë dhe publik nga e gjithë bota.

Sipas organizatorëve, edicioni i këtij viti prezantoi 217 filma nga 46 vende, të ndarë në 11 kategori programore, përfshirë gjashtë kategori konkurruese, pesë jo-konkurruese dhe tre programe speciale. Në Garën Ndërkombëtare, çmimi kryesor iu nda filmit “To the Woods”, me regji të Agnes Patron, ndërsa Special Mention shkoi për “Klonter” të regjisorit Levi Stoops.

Në Garën e Studentëve, filmi “My Good Boy” nga Sara Priorelli u shpall fitues, ndërsa vendi i dytë iu dha “Children of the Black Sea” të Mihaela Mîndru. Çmimin e Garës Ballkanike e fitoi “Paradaïz” nga Matea Radi, ndërsa në Garën e Video-Animacioneve Muzikore triumfoi “Jay & Bee” nga David Kellner.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në kategorinë Best Human Rights Animation, fitues u shpall filmi “At Night” nga Pooya Afzali, ndërsa Special Mention iu nda “That Night” nga Hoda Sobhani. Në Garën e të Rinjve, çmimi kryesor shkoi për “The Great Dreamscape” të Rémi Durin, ndërsa vendi i dytë iu dha “Into the Forest” nga Antonin Niclass.

Në kuadër të platformës Pitch It!, vendi i parë u fitua nga projekti “Crow Funeral” i Durim Klaiqit, i ndjekur nga “Through the Cracks” i Jeta Sokolit dhe “Gjith Ktu” i Hana Kasemit. Ndërkohë, Çmimi i Publikut (Audience Award) iu dha filmit “Wish You Were Ear” të Mirjana Balogh.

Organizatorët vlerësuan se edicioni i 17-të konfirmoi edhe një herë rolin e Anibar-it si një nga festivalet më të rëndësishme të animacionit në rajon, duke promovuar dialogun kulturor, kreativitetin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Burimi: Bota Sot