Shpërndaje në: Janë publikuar pamje të reja të hënën nga përleshja në finalen e Kupës së Botës ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës të dielën. Në video shihet ylli i Manchester Cityt, Rodri, duke u përplasur me Nahuel Molinën pas përfundimit të ndeshjes. Në videon ku lojtarët spanjollë vrapojnë për të festuar shihet Molina duke i dhënë një grusht në stomak ish-fituesit të Topit të Artë.
Vetëm atëherë Rodri u përball me mbrojtësin e krahut. Ishte një pamje e tmerrshme nga lojtarët e Lionel Scalonit, pasi nuk arritën të gjuanin asnjë herë në portë në të gjitha 120 minutat. Pas fishkëllimës së fundit, frustrimi i argjentinasve shpërtheu me Leandro Paredes që iu kundërvu yllit të Spanjës, Gavit dhe Eric Garcias.
Gjyqtari Slavko Vinçiq i dha Paredesit karton të kuq pas skenave të turpshme. VIDEO
