Arsenal i dha fund pritjes 22-vjeçare për titull sezonin e kaluar, duke fituar kampionatin e parë që nga epoka e “Invincibles” në sezonin 2003/04. Megjithatë, “Topçinjtë” mbetën pa trofe në Kupën e Ligës dhe Ligën e Kampionëve, ku humbën në finale. Tani skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta synon të ndërtojë një dinasti të re.
Arsenali do ta nisë sezonin në “Emirates Stadium” ndaj Coventry City, skuadër që rikthehet në elitë pas 25 vitesh mungesë. Carrick kërkon ta çojë Unitedin në majë Pas largimit të Ruben Amorimit, Manchester United reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme nën drejtimin e Michael Carrick.
Ish-mesfushori i “Djajve të Kuq” e udhëhoqi ekipin drejt vendit të tretë, rikthimit në Ligën e Kampionëve dhe më pas fitoi kontratën e përhershme si trajner. Manchester United konsiderohet një nga pretendentët për titull dhe do ta nisë sezonin me një udhëtim në fushën e Hull City. Liverpool nis epokën Iraola Te Liverpool kanë ndodhur ndryshime të mëdha.
Arne Slot u largua vetëm një vit pas fitimit të titullit, ndërsa klubi u nda edhe me ikonën egjiptiane Mohamed Salah. Në vend të tyre ka ardhur Andoni Iraola, i cili ka bindur me punën e tij te Bournemouth. Ndeshja e parë zyrtare e epokës së re do të jetë një sfidë e fortë në “St James’ Park” kundër Newcastle United.
