Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe

0%

Gjatë rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, janë ngritur dyshime për manipulim të procesit zgjedhor nga ana e Listës Serbe. Kjo pasi janë gjetur shumë fletëvotime të plotësuara me shkrim të njëjtë dhe formë të njëjtë, është përdorur edhe shenja e barazimit e të tjera, në të gjitha komunat me shumicë serbe.

Po ashtu, në listat ku nënshkruhen votuesit para se të shfrytëzojnë të drejtën e votës, është vërejtur nënshkrim i njëjtë në disa raste. Rasti është denoncuar në Policinë e Kosovës. “KQZ, ka filluar ri numërimi i kutive të votimit për vendvotimet e përzgjedhura sipas rastësisë.

Nga ri numërimi i kutisë së votimit për vendvotimin 3602/02 në Komunën e Parteshit, kemi hasur në fletëvotime (të bashkangjitura në e-mail) për të cilat shihet paterni i njëjtë (shënjimi në fletëvotim) në tri (3) raste të ndryshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, për këtë vendvotim, gjeni edhe imazhe të listës përfundimtare të votuesve, ku vërehen nënshkrime të njëjta, e për të cilat duhet të vërtetohen nga institucione/ organe kompetente. Raste të tilla sikurse në Komunën e Parteshit, ka edhe në komunat tjera, si: Graçanicë në dy vendvotime: 3401/01 dhe 3403/01. Po ashtuë në Zveçan në vendvotimin: 2905/01” , thuhet në denoncim.

Burimi: Bota Sot