Shpërndaje në: 1432 solucione mjekësore “Compound Sodium Lectate Intravenous Infusion” prej 500 mililitrash janë bllokuar nga barnatorja e Spitalit Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë. Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar njoftoi se rasti u ngrit nga farmacistja përgjegjëse e barnatores, e cila dyshonte se solucioni mund të mos ishte brenda specifikave të përcaktuara për produktin.
SHSKUK ka deklaruar se gjetjet do të publikohet pas përfundimit të analizave laboratorike dhe vlerësimeve profesionale. “Më , Inspektorati Farmaceutik ka kryer inspektim në barnatoren e spitalit, ku është verifikuar gjendja e raportuar për produktin në fjalë.
Përmes procesverbalit, Inspektorati Farmaceutik ka urdhëruar bllokimin e 1,432 njësive të produktit medicinal Compound Sodium Lactate Intravenous Infusion BP 500 ml deri në përfundimin e analizave laboratorike dhe procedurave përkatëse vlerësuese”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
