Chelsea e thyen rekordin me Rogers, ia rrëmben Arsenalit lojtarin

0%

Chelsea pritet të bëjë bujë në merkaton e verës me transferimin e mesfushorit anglez të Aston Villës, Morgan Rogers, për plot 117 milionë funte. Kjo marrëveshje do të shënonte transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit londinez.

Rogers, i cili mund të luajë si anësor ashtu edhe si mesfushor ofensiv, pritet t’u nënshtrohet kontrolleve mjekësore të hënën, përpara se të kompletojë zyrtarisht kalimin te Chelsea. Ai largohet nga Aston Villa pas dy sezonesh të suksesshme, periudhë gjatë së cilës kontribuoi në triumfin e klubit në Ligën e Evropës.

Gjatë qëndrimit te Villa, Rogers pati një rol të rëndësishëm me gola dhe asistime vendimtare, duke ndihmuar skuadrën të shkëlqejë edhe në arenën evropiane. Chelsea synon të shfrytëzojë cilësitë e 23-vjeçarit për të forcuar repartin ofensiv dhe për të përmirësuar paraqitjet pas përfundimit të sezonit të kaluar në vendin e 10-të në Premierligë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për anglezin i interesuar ishte edhe Arsenali, por duket se ai ka zgjedhur klubin e kaltër nga Londra.

Burimi: Bota Sot