Argjentina e favorizuar?

0%

Argjentina ka qenë një nga kombëtaret që ka shkaktuar më shumë polemika në këtë Botëror, për shkak të vendimeve të arbitrave. Lojtarë dhe trajnerë të shumtë kanë dalë kundër, duke ngritur dyshime për favorizim të kampionëve të botës. Në prag të finales së madhe, për këtë ka folur edhe mbrojtësi i Spanjës, Joan Laporte.

Ai u shpreh se në ndeshjet e fundit janë parë veprime që nuk janë ndëshkuar, ndërsa përmendi pikërisht Argjentinën. Mbrojtësi theksoi se kanë ndodhur gjëra që në Botëror nuk duheshin lejuar. “Nuk jam aspak i shqetësuar për agresivitetin në futboll. Nëse tolerohet dhe arbitri bën punën e tij, nuk kam problem me të.

Është e vërtetë që në ndeshjet e fundit kemi parë gjëra që na kanë habitur shumë, veprime që kanë mbetur të pandëshkuara. Sidomos kundër Argjentinës, një skuadre që po lë shumë gjurmë. Kjo nuk duhet të lejohet në futboll, veçanërisht në gara kaq të rëndësishme, sepse mund të destabilizojë dhe të frustrojë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Është pjesë e punës së arbitrit të kontrollojë këto gjëra në mënyrë që të mos shfrytëzohen. Nëse një ose dy lojtarë mund ta bëjnë këtë, ndeshja bëhet kaotike. Që nga fillimi i turneut, ne kemi qenë një skuadër e drejtë në këtë drejtim. Ne nuk shkojmë duke goditur kundërshtarët ose duke kryer faulle të pamatura. Dhe mendoj se kjo është ajo që duhet të bëjmë në këtë ndeshje.

Por është e vërtetë që do të varet shumë nga arbitrimi. Ne folëm për këtë në dhomën e zhveshjes. Fakti është se ne nuk kemi kontroll mbi këtë. Duhet të ketë dikë që mbikëqyr këto veprime dhe të sigurohet që është futboll dhe jo diçka tjetër. Që një ose dy lojtarë të mos bëjnë gjëra të caktuara…”, d eklaroi Laporte.

Finalja Spanjë-Argjentinë do të luhet të dielën e 18 korrikut, duke nisur nga ora .

Burimi: Bota Sot