Eurodeputeti çek: Kemi qenë shumë neutralë ndaj Serbisë, por “mjaft

0%

Eurodeputeti çek Tomas Zdechovsky, nga Partia Popullore Evropiane, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviq lidhur me spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë.

Në një intervistë për Klan Kosovën, Zdechovsky tha se është tronditur nga deklaratat e saj dhe paralajmëroi se qëndrimi i Paunoviqit në Qeverinë e Serbisë mund të sjellë pasoja serioze për procesin integrues të vendit. “Askush që dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian nuk mund ta përkrahë atë që ajo deklaroi.

Nëse kjo ministre vazhdon të mbetet pjesë e Qeverisë serbe, jam i bindur se BE-ja nuk do të vazhdojë komunikimin dhe negociatat për anëtarësimin e Serbisë”, deklaroi ai. Sipas eurodeputetit çek, deklaratat e Paunoviqit kanë tronditur edhe shumë anëtarë të tjerë të Parlamentit Evropian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai theksoi se një vend që toleron qëndrime të tilla në nivel qeveritar nuk mund të pretendojë anëtarësim në Bashkimin Evropian, të cilin e përshkroi si një “klub për vendet demokratike”. Zdechovsky kritikoi edhe qasjen e deritanishme të BE-së ndaj Serbisë, duke thënë se Brukseli ka qenë për një kohë të gjatë tepër neutral dhe i durueshëm ndaj Beogradit.

Ai përmendi afërsinë e presidentit serb me Rusinë dhe Kinën, si dhe mungesën e veprimeve ndaj propagandës dhe ndikimit rus. “Serbia e ka mundësinë e fundit që të jetë pjesë e botës demokratike. Nëse vazhdon kështu, atëherë mesazhi ynë do të jetë i qartë: nuk e duam Serbinë në BE”, deklaroi Zdechovsky.

Në fund, ai paralajmëroi se brenda institucioneve evropiane po diskutohet mundësia e ngrirjes së marrëdhënieve me Serbinë, nëse Beogradi vazhdon me të njëjtën qasje. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com