Trajneri i ri i Kroacisë i lutet Modriçit, që të vazhdojë me

0%

Trajneri i ri i Kroacisë, Slaven Biliq, e ka bërë Luka Modriçin prioritetin e tij të parë, duke zbuluar se do të zhvillojë bisedime me mesfushorin veteran për ta bindur që ta vazhdojë karrierën me kombëtaren.

Bilić është emëruar zyrtarisht trajner i ri i Kroacisë, duke i dhënë fund epokës së Zlatko Daliqit, i cili u largua nga drejtimi i kombëtares pas Kupës së Botës, pas nëntë vitesh në krye të saj. Federata Kroate e Futbollit ka zgjedhur rikthimin e 57-vjeçarit, i cili do ta nisë mandatin e tij të dytë si përzgjedhës i kombëtares. Bilić e kishte drejtuar Kroacinë edhe në periudhën 2006–2012.

Në konferencën e tij të parë për shtyp, trajneri i ri nuk humbi kohë për të folur mbi çështjen që po tërheq vëmendjen e gjithë opinionit sportiv kroat – të ardhmen e kapitenit Luka Modriç me kombëtaren. Ai theksoi se nuk do të ushtrojë asnjë presion ndaj veteranit, duke shprehur respekt maksimal për gjithçka që ai përfaqëson për futbollin kroat.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Hapi im i parë është të kompletoj stafin teknik, i cili ende ka nevojë për disa plotësime. Hapi i dytë është të bisedoj me lojtarët, veçanërisht me Luka Modriçin.. “Të gjithë e dimë se kush është Luka. Vendimi është tërësisht i tij, duke pasur parasysh atë që ai përfaqëson si për futbollin, ashtu edhe për kombëtaren.

Ai është shumë më tepër sesa lojtari më i mirë në historinë e ekipit tonë kombëtar” , deklaroi Biliq. Trajneri kroat zbuloi gjithashtu se marrëdhënia mes tij dhe Modriçiit tnuk është ndërprerë asnjëherë, pavarësisht ndryshimeve në stafin teknik. “Kam folur me të edhe një vit më parë.

Një nga gjërat e para që do të bëj është të flas sërish me të dhe, natyrisht, do të doja shumë që ai të vazhdonte të luante për kombëtaren. Megjithatë, në fund, vendimi i takon vetëm atij ”, përfundoi Biliq.

Burimi: Bota Sot