VIDEO – Momenti kur Policia Kufitare e Vlorës shpëton 11 emigrantë që

0%

Policia Kufitare e Vlorës ka raportuar një rast pranë ishullit të Sazanit, ku 11 emigrantë nga vendet e treta rrezikuan të mbyteshin teksa lundronin me një gomone. Për këtë njoftohet se është arrestuar në flagrancë një shtetas afgan, 43 vjeç, i identifikuar me inicialet M. E., i dyshuar si organizatori i tentativës për transportimin e emigrantëve drejt Italisë.

Ai dyshohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, ndërsa 10 personat e tjerë që ndodheshin në gomone janë proceduar penalisht për kalim të paligjshëm të kufirit. Emigrantët njoftohet se janë shtetas të Bangladeshit, Pakistanit, Liberisë dhe Haitit.

Sipas hetimeve paraprake, 43-vjeçari, në bashkëpunim me një shtetas shqiptar ende të paidentifikuar, kishte organizuar nga Greqia futjen e paligjshme të emigrantëve në territorin shqiptar përmes kufirit me Greqinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia bën të ditur se gomonen e kishte marrë në zonën e Semanit, në Fier, në vendin që i ishte dërguar si lokacion nga shtetasi shqiptar, i cili dyshohet se kishte vënë në dispozicion mjetin lundrues. Nga aty, sipas Policisë, synohej transportimi i 10 emigrantëve drejt brigjeve italiane.

“Strukturat hetimore të DVKM Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e shtetasit shqiptar të përfshirë, si dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë tentativë për kontrabandimin e emigrantëve nga vendet e treta drejt Italisë”- thuhet në njoftimin e lëshur, më .

Burimi: Kallxo