Barcelona “bombardon” tregun: Pesë sulmuesit e mëdhenj që po

0%

Barcelona ka aktivizuar një plan urgjent në afatin kalimtar veror pasi Atletico Madridi ka mbajtur një qëndrim të palëkundur për Julian Alvarezin. Drejtori ekzekutiv i Atleticos, Miguel Angel Gil Marin, e përjashtoi publikisht çdo mundësi të largimit të sulmuesit argjentinas 26-vjeçar, i cili ka kontratë deri në vitin 2030 dhe një klauzolë lirimi prej plot 500 milionë eurosh.

Përballë kësaj situate dhe pas paralajmërimeve të presidentit Joan Laporta, i cili ka vendosur fundin e muajit korrik si afatin e fundit për ofertën finale, drejtori sportiv Deco ka përgatitur një listë prej gjashtë sulmuesve të nivelit botëror për të përforcuar repartin ofensiv të Hansi Flick.

Në krye të listës është Harry Kane, sulmuesi anglez që vazhdon të konsiderohet një garanci për gola falë përvojës dhe instinktit të tij para portës. Një tjetër emër që rikthehet në radarët e Barcelonës është kapiteni i Interit, Lautaro Martinez.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Argjentinasi vlerësohet për presionin që ushtron ndaj kundërshtarëve, lëvizshmërinë dhe efikasitetin në zonën e rreptësisë, cilësi që i pëlqejnë shumë drejtuesve katalanas. Në listë ndodhet edhe sulmuesi i Manchester United, Benjamin Sesko, i cili shquhet për shtatlartësinë, shpejtësinë dhe aftësinë për të realizuar gola, duke u konsideruar një nga talentet më premtues në Evropë.

Ndërkohë, përmes ndërmjetësve është rikthyer edhe opsioni i Darwin Nunez. Sulmuesi uruguaian i Liverpoolit ka shumë admirues në futbollin evropian, ndërsa fuqia e tij në kundërsulme vlerësohet pozitivisht nga stafi teknik i Barcelonës. 150 milionë euro për yllin e ri?

Barcelona vendos sytë te sensacioni i Ligës Premier Megjithatë, objektivi kryesor i Decos mbetet talenti francez Eli Junior Kroupi. Sulmuesi i ri gëzon miratimin e plotë të departamentit të analizës së klubit, por transferimi i tij nga Bournemouth duket shumë i vështirë. Klubi anglez kërkon rreth 100 milionë euro për kartonin e Kroupit, një shumë që Barcelona e konsideron tepër të lartë.

Për këtë arsye, katalanasit mund të detyrohen të gjejnë formula alternative pagese ose të zhvendosin fokusin te njëri prej emrave të tjerë në listën e tyre./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi