Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka pulbikuar në video nga Kuvendi i Shqipërisë, në të cilën përfshinë edhe Kryeministrin Edi Rama. Në pamjet e regjistruara në Kuvendin e Shqipërisë, Shehaj shihet afër foltores, ndërsa në prapavijë ndodhet Kryeministri Rama, ndaj të cilit ai lëshon akuza të ashpra për korrupsion dhe qeverisje të lidhur me interesa kriminale.
Shehaj e cilëson Ramën si një kryeministër që, sipas tij, është më afër kriminelëve sesa njerëzve të këtij vendi, përcjell “Bota sot”. Reagimi i plotë Ky është Kryeministri që e ka zhytur Shqipërinë në korrupsion. Ai që nuk vjen kurrë në Parlament për qytetarët, por shfaqet vetëm kur i duhet të lirojë të dënuarit apo të kalojë ndonjë ligj mafioz.
Ai që është më afër kriminelëve sesa njerëzve të këtij vendi.
