Deri në gjysmë ore pritjet në pikën kufitare në Han të Elezit

0%

Deri në 30 minuta po shënohen pritjet më të gjata në pikën kufitare në Han të Elezit për të hyrë në Kosovë. Ndërsa kolona e automjeteve për në këtë pikë ka arritur rreth 150 metra. Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikat e tjera kufitare situata paraqitet më e qetë.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 10 minuta, si për hyrje ashtu edhe për dalje nga Kosova. Ndërkaq, edhe në Merdarë, koha e pritjes për kalimin e kufirit është deri në 10 minuta. Këto të dhëna janë përditësuar për herë të fundit të shtunën, më , në orën . Të dhënat mbi fluksin në pikat kufitare në kohë reale mund t’i gjeni KËTU .

Burimi: Kallxo