Ekskluzive | U ndal në Vërmicë, 45-vjeçari nga Rahoveci dërgohet

0%

Një 45-vjeçar nga Rahoveci ka përfunduar në burg pasi u arrestua në Pikën Kufitare të Vërmicës, ku rezultonte i kërkuar me urdhër-arrest të Gjykatës, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Habib Sakip Shehun nga Rahoveci.

Sipas burimeve të Sinjalit, ai u ndal në orët e para të mëngjesit të 18 korrikut në Pikën Kufitare të Vërmicës, pasi gjatë verifikimeve policore rezultoi se ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest për veprën penale “Kanosje”. Pas ndalimit, patrulla e Stacionit Policor në Rahovec e mori në dorëzim të kërkuarin dhe, rreth orës , e dërgoi në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë.

Sipas burimeve të Sinjalit, ai do të vuajë 15 ditë burgim, në zbatim të urdhëresës së Gjykatës. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com