Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për shitblerje të

0%

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet për shitblerje të subsatcave narkotike. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është lokalizuar në një lokal në qytetin e Podujevës, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë, si dhe dëshmi të tjera që lidhen me rastin.

Ky arrestim njoftohet se është kryer në kuadër të planit operativ “Vera 2026”, nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë. I dyshuari, me inicialet F.S., është intervistuar nga hetuesit policorë, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Me aktvendim nga prokurori kujdestar, i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”- thuhet në njoftimin e lëshuar më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo