Nesër do të vendoset kampioni i Botës për vitin 2026. Argjentina, që është zotëruesja e trofeut, do të luajë me Spanjën në Nju Xhersi. Lionel Scaloni, që u shpall kampion 4 vite më parë në Katar, thotë se tifozët e tyre besojnë te ekipi, por çfarëdo që të ndodhë, e quan një sukses. “Edhe njerëzit në Argjentinë mendojnë se mund t’ia dalim, ta arrish është shumë e vështirë.
Mirënjohje e përjetshme për stafin. Shpresoj ta fitojmë, por edhe nëse nuk ia dalim, ky rrugëtim ishte i jashtëzakonshëm për të gjithë.” Për trajnerin e Spanjës, Luis de la Fuente, është një mundësi e papërsëritshme që do ta shijojnë deri në fund. “Është një privilegj që jemi në finale. E rëndësishme është që të jemi në gjendje ta fitojmë.
Do ta shijojmë këtë moment, me mundësitë dhe cilësitë tona, ndaj një kundërshtari që ka pasur një rrugëtim spektakolar.” Kjo është hera e parë që Argjentina dhe Spanja përballen në një finale Botërori. Për amerikanojugorët, në rast suksesi, do të jetë trofeu i katërt botëror, ndërsa për skuadrën evropiane i dyti pas atij të vitit 2010.
