Reperi i njohur italian Fedez ka mirëpritur fëmijën e tij të tretë. Partnerja e reperit italian, Giulia Honegger, ka sjellë në jetë një djalë. Rikujtojmë se Fedez ka edhe dy fëmijë të tjerë me ish-bashkëshorten e tij, Chiara Ferragni. Lajmin e bëri të ditur vetë artisti përmes një postimi në Instagram, ku publikoi disa fotografi të realizuara në maternitet.
Në imazhe ai shfaqet pranë foshnjës së porsalindur dhe partneres së tij. Krahas fotove, Fedez shkroi: “Një gëzim kaq i madh”, duke ndarë me ndjekësit emocionet për ardhjen në jetë të djalit të tij. Çifti është në një lidhje që prej verës së vitit 2025. Në albumin e publikuar në rrjetet sociale, reperi ka përfshirë edhe disa vizatime të realizuara nga fëmijët.
Fedez është gjithashtu baba i dy fëmijëve nga martesa me influencuesen Chiara Ferragni, me të cilën u divorcua në vitin 2024.
