Mbante mbi 55 kg kanabis në makinë, 68-vjeçari shqiptar arrestohet

0%

Pas një operacioni të organizuar dhe të koordinuar nga oficerët e policisë të Departamentit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Follorinë, një shqiptar 68-vjeçar u arrestua mëngjesin e djeshëm në një zonë të Follorinës, për trafikim të një sasie të madhe lëndësh narkotike.

Më hollësisht, në kuadër të veprimeve të synuara për të luftuar importin dhe trafikimin e drogës në vend dhe pas përdorimit të duhur të informacionit, mëngjesin e djeshëm oficerët e policisë lokalizuan një makinë private, të drejtuar nga një burrë 68-vjeçar.

Gjatë një kontrolli u konstatua se ajo mbante 2 çanta udhëtimi dhe 1 thes që përmbante gjithsej 50 pako me marijuanë, me një peshë totale bruto prej 55 kg e 422 gramë. U sekuestruan gjithashtu edhe 3 telefona celularë. Kohët e fundit ka një riaktivizim të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Greqi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia greke ka kapur në 11 muajt e fundit mbi 1.2 ton marijuanë në Igumenicë, Janinë, Kostur, Follorinë e Selaniku. Rastet më të shumta kanë qenë ato të trafikut nga Saranda në Igumenicë, ku pothuaj gjysma e sasisë së kapur në zonat e Greqisë është trafikuar nga kjo linjë. Madje në një rast në Igumenicë është kapur edhe një skaf i ngarkuar me drogë.

Burimi: Bota Sot