Presidenti i FIFA-s flet me entuziazëm për finalen Spanjë-Argjentinë

0%

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka ndarë mendimet e tij mbi finalen e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës. Ndeshja vendimtare e turneut do të shohë Spanjën të përballet me Argjentinën, e planifikuar për të dielën, më 19 korrik nga ora .

Për këtë ndeshje ka folur edhe i pari i FIFA-s, Infantino, i cili është entuziast, pasi sipas ti luajnë dy ekipet më të mira, me lojtarë të shkëlqyer. “Kjo finale është një bekim nga perënditë e futbollit”, ka thënë fillimisht Infantino.

FIFA prezanton unazat e personalizuara të kampionëve për finalen Spanjë-Argjentinë “Do të kemi Messin, Lamine Yamalin dhe shumë lojtarë të tjerë të shkëlqyer në fushë. Është absolutisht e pabesueshme”. “Këto janë padyshim dy ekipet më të mira. Ato e meritonin plotësisht vendin e tyre në këtë finale dhe kanë luajtur jashtëzakonisht mirë gjatë gjithë turneut”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Arritja deri këtu nuk ishte e lehtë. Me 48 ekipe që garonin, ne pamë ndeshje të jashtëzakonshme dhe një fushatë shumë të vështirë në Kupën e Botës”, përfundoi presidenti i FIFA-s. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi