Mbyllet përkohësisht një segment i rrugës “Agim Ramadani” në

0%

Një segment i rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë do të mbyllet përkohësisht për qarkullim, për shkak të punimeve që do të realizohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale e Komunës së Prishtinës. Sipas njoftimit të Komunës, mbyllja do të përfshijë pjesën nga semaforët te “Menza e Studentëve” deri te kryqëzimi te semaforët e Ministrisë së Arsimit.

Punimet do të zhvillohen nga ora e datës deri në orën të datës . Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm të trafikut.

“Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre punimeve, të cilat synojnë përmirësimin e infrastrukturës në Kryeqytet”- thuhet në njoftimin e lëshuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo