Çiklisti Tadej Pogacar vazhdon të dominojë pa rivalë në ‘Tour de France 2026’. Kampioni slloven fitoi edhe etapën e 14-të, nga Mulhouse në Le Markstein Fellering, një itinerar malor prej 155.3 kilometrash me katër ngjitje të mëdha dhe 3.800 metra diferencë lartësie.
Ky ishte triumfi i katërt etapë për Pogacarin në këtë edicion të Garës së Madhe Franceze, duke forcuar edhe më shumë epërsinë në renditjen e përgjithshme. Çiklisti i UAE-XRG konfirmoi edhe një herë se është i pakrahasueshëm në ngjitje. Pas tij u rendit shoku i skuadrës, Isaac Del Toro, me 38 sekonda vonesë.
Vendin e tretë e zuri talenti francez Paul Seixas (Decathlon CMA CGM), ndërsa Jonas Vingegaard përfundoi i katërti, 44 sekonda pas fituesit. Remco Evenepoel ishte i pesti me 48 sekonda disavantazh. Juan Ayuso humbi kohë të çmuar ndaj Seixas dhe Del Toros në garën për fanellën e bardhë të çiklistit më të mirë të ri.
Sulmi vendimtar i Pogacarit erdhi 1.7 kilometra para majës së Col du Haag, ngjitja e fundit e kategorisë së parë. Etapa u karakterizua edhe nga një arratisje e madhe e rreth 30 çiklistëve, ku bënin pjesë Antonio Tiberi dhe Tom Pidcock, por prania e britanikut, që ishte i katërti në renditjen e përgjithshme, bëri që grupi kryesor të mos i lejonte shumë avantazh.
Më pas në krye mbetën Ben Healy, Richard Carapaz, Tobias dhe Anders Johannessen, Valentin Paret-Peintre dhe Einer Rubio. Carapaz ishte çiklisti i fundit që rezistoi përpara se të kapet nga grupi i favoritëve dhe në fund u shpërblye me çmimin e luftëtarit të etapës. Pogacar kryeson tashmë me mbi katër minuta epërsi.
Falë paraqitjes së shkëlqyer, francezi 20-vjeçar Paul Seixas mori fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri. Të dielën zhvillohet etapa e 15-të nga Champagnole në Plateau de Solaison, 183.9 kilometra e gjatë, me katër ngjitje të klasifikuara dhe 3.950 metra diferencë lartësie.
Pika kulmore do të jetë ngjitja jashtë kategorive drejt Plateau de Solaison, 11.3 kilometra me pjerrësi mesatare 9.1 për qind. Drejtori i itinerarit të “Tour de France”, Thierry Gouvenou, e ka përshkruar këtë ngjitje si “më të vështirë se Alpe d’Huez”, duke paralajmëruar një tjetër provë të madhe për pretendentët e renditjes së përgjithshme. Etapa e 14-të 1.
Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) 04h 00′ 07”-B : 10 2. Isaac Del Toro Romero (UAE Team Emirates XRG) + 00h 00′ 38’B:6 3. Paul Seixas (Decathlon CMA CGM Team) + 00h 00′ 38”B:4 4. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) 04h 00′ 51”+00h 00′ 44 5. Remco Evenepoel (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 00h 00′ 48 6.. Juan Ayuso (LIDL-TREK) + 00h 00′ 50 7.
Florian Lipowitz (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 00h 00′ 50 8. Richard Carapaz (EF Education – Easypost) + 00h 01′ 18 9. Tobias Johannessen (UNO-X Mobility) + 00h 01’ 40 10. Mattias Skjelmose (LIDL-TREK) + 00h 01′ 40 Renditja e përgjithshme 1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) 51h 18′ 28 2. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 04′ 30 3.
Remco Evenepoel (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 00h 05′ 04 4. Paul Seixas (Decathlon CMA CGM Team) + 00h 05′ 19” 5. Juan Ayuso (LIDL-TREK) + 00h 05′ 22” 6. Florian Lipowitz (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 00h 05′ 44” 7. Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) + 00h 05′ 50” 8. Mattias Skjelmose (LIDL-TREK) + 00h 07′ 35” 9.
Tom Pidcock (Pinarello-Q36.5 Pro Cycling Team) + 00h 07′ 59” 10. Lenny Martinez (Bahrain Victorious) + 00h 08′ 25′
