Udhëtimi me helikopter, frika e vetme e De la Fuentes

0%

Shpërndaje në: Përzgjedhësi i Spanjës në futboll, Luis de la Fuente, është shumë i relaksuar para finales së Kupës së Botës ndaj Argjentinës të dielën mbrëma. Por ai ka thënë se i frikësohet vetëm një gjëje, udhëtimit me helikopter. Tekniku spanjoll ishte i qetë si gjithnjë të premten mbrëma në konferencën për shtyp, ndërsa e ka shfrytëzuar rastin për të bërë shaka në konferencë.

Ai beson jashtëzakonisht shumë në kualitetin që ka Spanja dhe synon fitoren. “Jam paksa i shqetësuar sepse do të kthehemi me helikopter. Erdhëm me helikopter dhe duhet të kthehemi njëjtë sërish kur të përfundojë konferenca për shtyp, kjo me të vërtetë më shqetëson. Asgjë tjetër, jam i qetë absolutisht. Jemi të lumtur që jemi në këto rrethana”, ka deklaruar De la Fuente me shaka.

Nën udhëheqjen e tij, Spanja e ka fituar Kampionatin Evropian dhe është në kërkim të Botërorit të parë që prej vitit 2010. Edhe Botërori 2026 1 muaj më parë Më në fund yllit të Zvicrës i lejohet udhëtimi për në SHBA De la Fuenet ka thënë se ndeshja do të jetë e shkëlqyer. Ka theksuar se talenti dhe futbolli i mirë, do të dalë fitues në fund. Finalja Spanja – Argjentina nis nga ora .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha