Teuta vazhdon punë e saj në fazën përgatitore të sezonit të ri, në Bansko të Bullgarisë, ku skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova ka zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore. Sot e kishte radhën një përballje me skuadrën rumune të AFC Metalul Buzuau që luan në kategorinë e dytë.
Në atë që ishte ndeshja e pestë e kësaj faze përgatitore, Teuta ia doli që ta mbyllte përsëri me sukses, duke fituar me shifrat 1-0.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutat e fundit të saj, pasi ishte Zhongo ai i cili realizoi në minutën e 80 të duelit, duke i dhënë një tjetër sukses të rëndësishëm për moralin durrsakëve, të cilët janë rindërtuar thuajse nga e para pas afrimit në pankinë të Tetovës.
