Turistja habitet nga vargu i makinave në një dasmë shqiptare, ftohet

0%

Një eksperiencë e pazakontë e turistes, Kennie Anne Alindogan, në Shkup, është bërë virale në rrjetet sociale, pasi ajo përfundoi rastësisht pjesë e kolonës së automjeteve të një dasme shqiptare. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, turistja tregoi se vetëm pak minuta pasi zbriti nga autobusi, u gjend mes atmosferës festive të një dasme shqiptare.

“Zbrita nga autobusi në Maqedoninë e Veriut… dhe pesë minuta më vonë, pa e kuptuar, u bëra pjesë e kolonës së automjeteve të një dasme shqiptare”, ka shkruar ajo në postimin e saj. Turistja tregoi se nuk njihte askënd nga të pranishmit, por vendosi të pranonte ftesën për t’iu bashkuar festës.

Ajo shkroi: “Nuk e kisha fare idenë se kush ishin ata njerëz, por kur më thanë të hipja në makinë, mendimi im i vetëm ishte: ‘Epo… ose kjo do të jetë fillimi i një historie fantastike, ose i një dokumentari të Netflix-it’”. Në fund, ajo tha se përjetoi një kujtim të paharrueshëm dhe shprehu vlerësimin për mikpritjen shqiptare. “Fatmirësisht, doli të ishte e para.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shqiptarët janë shumë të mrekullueshëm! Ju dua shumë”, tha ajo. Përmes postimit, Alindogan u bëri thirrje edhe ndjekësve të saj që ta ndihmojnë të gjejë dy shqiptarët që e ftuan në kolonën e automjeteve të dasmës. “Internet, bëje magjinë tënde dhe më ndihmo t’i gjej këta dy shqiptarë. Dua t’i falënderoj siç duhet për këtë kujtim kaq të bukur!”, u shpreh ajo.

Burimi: Telegrafi