Nuk mundi dot që ta ndryshonte historinë. Tomas Tuhel e ëndërroi shumë që ta fitonte Kupën e Botës me Anglinë, dhe iu afrua shumë duke arritur deri në gjysmëfinale, por nëse bën një hulumtim, sheh se ai kishte traditën kundër. Asnjëherë nuk ka ndodhur që kur kanë nisur kampionatet botërore në 1930, që një trajner I huaj të fitojë titullin, madje as që të arrijë në finale.
Në 22 turnetë e mëparshëm, teknikët kanë qenë gjithmonë vendas, përfshi edhe Skalonin e Argjentinës dhe Deshampin e Francës në 2022. Nuk pati ndryshi në 2018, me Deshampin dhe Zlatko Daliç të Kroacisë, e kështu me emra të shquar si Zagallo, Ramsej, Helmut Shën, Bearxot, Bilardo apo Del Boske, sa për të përmendur disa prej tyre.
Një traditë që në 2030 do të mbushë shekullin, në Botërorin që do të jetë jubilar në Spanjë, Portugali e Marok e do të mbahet në 100-vjetorin e nisjes së këtij spektakli. Ka pasur shumë kritika për Tuhelin. Gjermani u sulmua se nuk tregoi guxim, se tërhoqi ekipin prapa, dhe se bëri zëvendësimet e gabuara.
Gjithçka mund të qendrojë, por po ashte qenka edhe një peshë historike, ajo që një trajner I huaj kurrë nuk e ka fituar ndonjëherë Kupën e Botës, madje nuk ka arritur dot as në finale.
