Amarildo Bakaj sfidon Ben Whittaker dhe Ringlife Edmon: Kanë frikë të

0%

Boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj ka ndezur debat në rrjetet sociale pas një postimi, ku u ka drejtuar një sfidë publike boksierëve Ben Whittaker dhe Ringlife Edmon. Në reagimin e tij, ai pretendon se të dy po shmangin një përballje, duke i akuzuar se kanë frikë të rrezikojnë emrin dhe reputacionin e tyre.

Sipas tij, synimi nuk është përfitimi financiar apo rritja e famës, pasi thekson se të dyja i ka arritur me punën e tij. Ai shton se dëshiron të përballet me kundërshtarë të njohur dhe të fortë për të dëshmuar nivelin e tij në skenën ndërkombëtare, duke theksuar se vetëm sfidat e mëdha e ndihmojnë të ecë përpara në karrierë.

Në të njëjtin postim, boksieri kritikon edhe sportistët më pak të njohur që e sfidojnë, duke i cilësuar si persona që kërkojnë vetëm vëmendje dhe përfitime nga një përballje me të, pasi, sipas tij, kjo do t’u sillte famë dhe ekspozim. “I kam sfiduar këta dy djem, @benwhittaker dhe @ringlife_edmon, por nuk po guxojnë ta pranojnë sfidën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kanë frikë se do ta humbin emrin dhe reputacionin e tyre”, ka shkruar fillimisht Bakaj. “Po të isha vërtet askushi, pa famë dhe pa para, nuk do t’ju sfidoja kurrë. Por unë dua të përballem me emra të njohur dhe boksierë të fortë, sepse vetëm kështu rritem edhe më shumë”. “Nuk kam nevojë as për paratë, as për famën tuaj. Të dyja i kam ndërtuar vetë.

Ajo që dua është të garoj në arenën ndërkombëtare, që e gjithë bota ta shohë se çfarë mund të bëj ndaj jush në ring”. Herë pas here shoh disa “qenushë” të vegjël – më saktë, disa chihuahua – që më sfidojnë. Në boks nuk kanë arritur asgjë. Emri i tyre nuk sjell asnjë vlerë dhe mezi njihen edhe në lagjen e tyre. E dinë se do t’i mposht, por nuk u intereson.

Synimi i tyre është vetëm të fitojnë para dhe të bëhen të njohur, sepse një përballje me mua do t’u sillte vëmendje”, përfundoi boksieri shqiptar. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi