Fisnik Asllani habit me postimin e fundit!

0%

Fisnik Asllani ishte një nga emrat më të përfolur të kësaj merkato. Ishte raportuar se sulmuesi nga Kosova do të ndryshoj klub, dhe se ka marrëveshje për transferimin te Borusia Dortmund. Por këto raportime ende nuk janë konfirmuar, pasi 23-vjeçari ditë më parë ka nisur stërvitjet me skuadrën e Hoffenheim.

Madje ai sapo ka publikuar një fotografi, ku njofton ndeshjen miqësore mes Hoffenheim dhe Freiberg, e cila zhvillohet sot, më fillim nga ora . Kujtojmë se interesim për Fisnik Asllanin kishte edhe skuadra e Barcelonës. Sulmuesi kosovar shkëlqeu sezonin e kaluar, ku shënoi 10 gola dhe bëri 7 asisitme me fanellën e Hoffenheim në Bundesliga.

Burimi: Bota Sot