Xavi u mbyll dyert klubeve

0%

Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka lënë të kuptohet se hapi i tij i ardhshëm në karrierë mund të jetë drejtimi i një kombëtareje, duke përjashtuar për momentin mundësinë e rikthimit në futbollin e klubeve. Tekniku spanjoll pranoi se dëshiron të provojë veten në futbollin e ekipeve përfaqësuese, ku beson se do të kishte më shumë kohë edhe për familjen e tij.

“Hapi im i ardhshëm mund të jetë drejtimi i një kombëtareje. Më përshtatet dhe e dua këtë.Kam familje. Një klub nuk do të më lejonte të kaloja aq shumë kohë me familjen time, pasi kam fëmijë të vegjël. Jam i interesuar të marr pjesë si trajner në një Kupë Bote, Kampionat Evropian (EURO), Kupën e Kombeve të Afrikës (AFCON) ose Kupën e Azisë.” ka deklaruar Xavi.

Mbetet të shihet se drejtimin e cilës kombëtare do ta merr Xavi Hernandez në të ardhmen, pasi deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot