Kelmendi: Vuçiqit dhe Daçiqit t’u ndalohet hyrja në Kosovë

0%

Deklaratat e fundit të ministres serbe Snezhana Paunoviq kanë nxitur reagime të ashpra në Kosovë. Profesori Muhamet Kelmendi i cilëson ato si dëshmi të vazhdimësisë së politikës zyrtare të Serbisë ndaj Kosovës dhe kërkon masa më të forta institucionale, si në aspektin diplomatik ashtu edhe në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Ai thotë se shpallja e saj non grata është hap i duhur, por i pamjaftueshëm, duke kërkuar që Kosova t’ua ndalojë hyrjen edhe presidentit Aleksandar Vuçiq dhe ministrit Ivica Daçiq, si dhe të shqyrtojë procedura ligjore ndaj zyrtarëve serbë që, sipas tij, nxisin urrejtje dhe kërcënime.

“Ultranacionalistja serbe Sbezhana Paukoviç dhe rrethet e plejadës së nacionalfashistëve serbë, të cilët udhëhiqen nga pikëpamje revanshiste, kanë qenë të lidhur me katër luftëra dhe konflikte në Ballkan. Deklarata e tille përfaqëson një qëndrim të vetë qeverisë serbe dhe të shtetit serb në tërësi. Kete qendrim e tha edhe racisti serb Ivica Daçiç.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Kushdo që nuk është serb të iki në Shqipëri”. Nuk mund të shihet asnjë subjekt i madh politik, qoftë në pozitë apo në opozitë, që ka qëndrime të tjera, përveç synimit për rikthimin e Kosovës dhe serbizimin e territorit dardan. Në këtë kontekst, shpallja e kësaj figure raciste si person non grata është një veprim i drejtë, por jo i mjaftueshëm.

Qeveria e Kosovës kërkohet të veprojë kundër vetë qeverisë serbe dhe presidentit serb Vuçiç e racistit Daçiç. Këtyre duhet t’u ndalohet hyrja në Kosovë dhe institucionet e Kosovës duhet të shqyrtojnë mundësinë e hapjes së procedurave ligjore ndaj individëve që nxisin urrejtje racore ose deklarata kërcënuese. Nuk ka arsye për pritje” , thotë ai.

Kelmendi thotë se deklaratat e fundit nga zyrtarët serbë tregojnë se Serbia nuk ka ndryshuar qasje ndaj Kosovës. Ai kërkon reagim nga institucionet e Kosovës, Shqipëria, BE-ja dhe SHBA-ja, ndërsa thekson se vendi duhet të forcojë kapacitetet mbrojtëse duke ndërtuar një ushtri më të madhe, polici më të pajisur dhe duke përmirësuar kushtet e punës e pagat në sektorin e sigurisë.

“Shteti serb nuk ka ndryshuar në qëndrimet e tij. Deklarata e kësaj figure raciste serbe tregon pozicionin e shtetit serb. Ndaj kësaj kërkohet të veprojë edhe shteti shqiptar, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përballë kërcënimeve radikale dhe fashiste kërkohet qartësi politike dhe reagim institucional.

Veç kësaj, po bëhet e qartë se Kosova duhet të ndërtojë një polici dhe një ushtri të aftë për të mbrojtur Republikën. Një forcë ushtarake prej 4 mijë ushtarësh nuk konsiderohet e mjaftueshme në fushën e mbrojtjes. Kosovës i nevojitet një ushtri aktive më e madhe, si dhe një polici e aftë dhe e pajisur mirë.

Po kështu, kërkohet që të përmirësohen kushtet e punës dhe të ardhurat të jenë adekuate me gjendjen ekonomike. Shpresojmë se qeveria që do të vijë do t’i rregullojë këto çështje. Koha po ecën shpejt dhe situata kërkon vigjilencë e përgatitje ushtarake e institucionale për mbrojtjen e vendit”, përfundon ai.

Kujtojmë, se ministrja serbe është shpallë person i padëshiruar dhe i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Burimi: Bota Sot