Predhë e dyshimtë gjendet mbi tavolinën e një punëtorie në Vushtrri,

0%

Një rast i pazakontë është raportuar në Vushtrri, ku pronari i një punëtorie ka gjetur një predhë të dyshimtë mbi tavolinën e punës, duke alarmuar Policinë, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se ankues është M.I, rreth 43-vjeçar. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar mbrëmjen e 17 korrikut, rreth orës , në fshatin Begaj të Vushtrrisë.

Ankuesi ka deklaruar se, sapo kishte shkuar në punëtorinë e tij, kishte vërejtur një predhë të vendosur mbi tavolinën e punës. Ai ka thënë para Policisë se nuk e di se kush mund ta ketë lënë aty dhe se nuk ka konflikte apo probleme me askënd. Fatmirësisht, nga rasti nuk ka persona të lënduar, pasi sipas ankuesit, në punëtori nuk kishte qëndruar askush për një kohë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesit dhe forenzika, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë mbledhur provat materiale. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Deri në këtë fazë, autori nuk është identifikuar, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com