Një kontroll rutinë i Policisë në Bresje të Fushë Kosovës ka përfunduar me sekuestrimin e një sasie të dyshuar të marihuanës dhe inicimin e një rasti penal ndaj një 23-vjeçari, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Olti Gashi rreth 23-vjeçar .
Sipas burimeve të Sinjalit , ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 18 korrikut, rreth orës , në rrugën “Bedri Pejani” në fshatin Bresje. Gjatë patrullimit, njësia policore ka ndaluar një veturë VW Tiguan, të cilën e drejtonte i dyshuari.
Gjatë kontrollit sipërfaqësor, policët kanë gjetur tek ai dy qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë , me peshë totale prej 3.10 gramësh . Substanca është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa në vendin e ngjarjes është njoftuar edhe Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Olti Gashit është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa pas përfundimit të procedurave policore ai është liruar në procedurë të rregullt. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
