Ekskluzive | Të shtënat në oborr i kushtojnë shtrenjtë 52-vjeçarit në

0%

Një video-incizim, ku dyshohet se shihet një burrë duke shtënë me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij, ka vënë në lëvizje Policinë në Suharekë, disa muaj pas ngjarjes, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Murat Buzhala , rreth 52-vjeçar. Sipas burimeve të Sinjalit, të shtënat dyshohet se kanë ndodhur më , rreth orës , në fshatin Shirokë të Suharekës.

I dyshuari dyshohet se kishte shtënë me pistoletë në oborrin e shtëpisë, ndonëse aty nuk po zhvillohej ndonjë aheng apo ngjarje tjetër familjare. Po atë ditë, ai ishte larguar nga Kosova në drejtim të Gjermanisë, ku jeton dhe punon. Hetuesit kanë siguruar më vonë një video-incizim të rastit, por i dyshuari ndodhej jashtë vendit.

Më 17 korrik, Policia ka pranuar informacion se ai ishte kthyer në Kosovë dhe, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, e ka shoqëruar në stacion për intervistim. Gjatë procedurave, është sekuestruar një pistoletë Sarsılmaz, modeli B6, e kalibrit 9×19 mm, së bashku me një karikator. Arma dyshohet se është përdorur gjatë incidentit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndonëse pistoleta ishte e pajisur me leje të vlefshme të lëshuar nga autoritetet e Kosovës, përdorimi i saj po hetohet veçmas. Me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Përdorim i armës së zjarrit”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet janë duke vazhduar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com