Vazhdon rritja e çmimit të naftës dhe benzinës në Kosovë

0%

Çmimi tavan i naftës, i vendosur nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), ka shënuar sërish rritje në Kosovë krahasuar me një ditë më parë. Të shtunën, një litër naftë mund të tregtohet me çmim maksimal prej 1.63 euro, nga 1.60 euro sa ishte të premten. Ndërsa të hënën, çmimi për një litër ishte 1.56 euro.

Rritje ka shënuar edhe çmimi i benzinës, i cili është rritur për 2 centë. Një litër benzinë të shtunën do të mund të tregtohet me çmim maksimal prej 1.45 euro. Ndërkohë, çmimi i gazit nuk ka pësuar ndryshim. Një litër gaz vazhdon të shitet me 0.60 euro. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com