‘Shpërthen’ Rron Gjinovci: Horror, Kosovën e luftojnë aktivisht dy

0%

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka njoftuar dje se është takuar me homologun e tij serb, Marko Gjuriq, në margjinat e një takimi të ministrave në Ëashington.

Hoxha tha se shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale dhe perspektivat e ardhshme, ndërsa tha se i përcolli qëndrimin e Shqipërisë lidhur me deklaratat për “spastrim etnik” të Kosovës të bëra nga ministrja serbe, Snezhana Paunoviq. Në anën tjetër, aktivisti Rron Gjinovci, thotë se Shqipëria po e normalizon shovenizmin e Serbisë.

Sipas tij, Kosovën luftojnë aktivisht dy qeveri në Ballkanin Perëndimor, ajo e Serbisë dhe ajo e Shqipërisë dhe kjo sipas tij, është ‘horror”. Shkrimi i plotë: Është hera e disatë me radhë që Shqipnia e normalizon shovenizmin e Serbisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hala pa u bo nji javë që në Serbi kolegia e Marko Gjuriqit bon thirrje me na shfarosë, ministri i jashtëm i Shqipnisë e takon me krenari Markon, ministrin e jashtëm të Serbisë edhe botës i shkon mesazhi që kurgjo nuk u bo. Kosovën e luftojnë aktivisht dy qeveri në Ballkanin Perëndimor, ajo e Serbisë dhe ajo e Shqipnisë. Horror!

Burimi: Bota Sot