Një tjetër rast i vjedhjes së rëndë ka alarmuar banorët e Deçanit, ku hajnat kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë marrë një armë zjarri me leje dhe para të gatshme, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se pronar i shtëpisë është A. Ll rreth 67-vjeça, ndërsa arma e vjedhur është në pronësi të djalit të tij, A. Ll, i cili aktualisht ndodhet jashtë vendit.
Sipas burimeve të Sinjalit , ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 17 korrikut, rreth orës , në fshatin Dubravë të Deçanit. Kur u kthye në shtëpi, A. Ll, vërejti se dritarja e katit të parë ishte hapur me forcë. Pas kontrollit të brendshëm, ai konstatoi se nga dhoma e djalit ishin vjedhur një armë zjarri me leje valide dhe 300 euro para të gatshme.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore dhe hetuesit, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vjedhje e rëndë”.
Deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar, ndërsa Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e armës së vjedhur. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
